Vajza me prejardhje nga Artana në Berlin zënë vendin e parë në dy llojet e garave për këtë fund vit
Gjilan – Antonia Vllasaliu një vajzë 7 vjeçare e cila jeton dhe vepron në Berlin është duke arritur suksese të mëdha në shumë gara që mbahen në Gjermani, posaçërisht në Berlin.
Këtë vit Antonia mori vendin e parë në dy llojet të garave në sportet ritmike, ku pjesëmarrës kishte nga tërë Evropa, po ashtu edhe në garat e konkurrencës së krishtlindjeve u radhit në vendin e parë në mesin e 78 garueseve të tjera pjesëmarrëse në këtë eveniment.
Prindërit e Antonies shpresojnë shumë në sukseset e kësaj vajze, duke u bazuar në punën e palodhshme të saj dhe suksesin që është duke treguar në shumë kategori të këtij sporti./rajonipress/


