Prokuroria në Gjilan ngre shtatë aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, më 8 tetor 2026.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat përfshijnë këto vepra penale:
Dy aktakuza për dhunë në familje dhe mosrespektim të gjykatës.
Një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe sulm.
Një aktakuzë për vjedhje.
Një aktakuzë për sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.
Një aktakuzë për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Një aktakuzë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
Me ngritjen e këtyre aktakuzave, Prokuroria Themelore në Gjilan ka proceduar rastet përkatëse për shqyrtim të mëtejmë në gjykatë.
Të gjithë të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

