ARKATANA

Mimoza Shkodra – Bislimi, nënkryetare e FVK- së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mbrëmë në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Volejbollit të Kosovës u zgjodhën edhe organet e saj udhëheqëse. Si rrjedhojë e këtyre punimeve Mimoza Shkodra- Bislimi ish- kapitene e reprezentacionit të Kosovës në volejboll dhe ish- kapitene e K.V. “Drita” nga Gjilani, me shumicë votash u zgjodh nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Uji Dea

Ajo tha se është është kënaqësi dhe përgjegjësi njëkohësisht që të kontribuosh për këtë komunitet i cili bënë një sakrificë të madhe për organizimin dhe avancimin e volejbollit në Kosovë. “Në radhë të parë falënderoj skuadrën e cila është kampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës në volejboll KV “Drita” dhe ish- trajnerin tim disa vjeqarë Lorik Iliazin, që më besuan përfaqësimin e skuadrës në kuvendin e jashtëzakonshëm të FVK- së, dhe poashtu edhe të gjithë delegatëve të cilët me besimin e tyre e bënë të mundur zgjedhjen time, të cilën zdo mend se do të angazhohem me të gjithë potencialin tim që këtë besim të përkthej në punë dinjitoze për komunitetin të cilin sakrifikon çdo ditë me djersën e të rinjëve që të arrijë aty ku edhe e ka vendin” tha Shkodra./rajonipress/