United Hospital

Bëhet tërheqja e shortit të rrethit të katërt të Digitalb Kupës së Kosovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit të DigitAlb të Kupës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, kanë kaluar mjaft lehtë në këtë xhiro të Kupës, Gjilani do të jetë mysafire e Ballkanit të Suharekës, ndërsa Drita mysafire e Istogut.

Fundamenti

Në ndeshjet tjera do të ballafaqohen Trepca’89-Llapi e cila konsiderohet dueli më interesant, Vëllaznimi- Rahoveci, Drenica-Arbëria, Vushtrria-Liria dhe Prishtina-Kosova (P).

Ndeshjet e rrethit të katërt zhvillohen vetëm nga një ndeshje, ndërsa do të përballën me 13 shkurt të vitit të ardhshëm./rajonipress/