United Hospital

“Skifterat” mesazh për dënimin e kriminelit Ratko Mlladiç

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ndeshjen e javës së 16-të, të Superligës së Kosovës në futboll, tifozët e Gjilanit “Skifterat”, kanë shpalosur një mesazh, ku dënohen veprat kriminale të gjeneralit serb Ratko Mlladiç për krimet e bëra ndaj njerëzimit, në mesazhin e shpalosur “Skifterat”, kishin shënuar “Mlladiç, u pjeksh në ferr”.

Ratko Mlladiç sot është dënuar nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës, për krimeve të luftës në ish Jugosllavi me dënim
të përjetshëm.
Mlladiç i cili ishte ngarkuar nga 11 pikat e Gjykatës, është dënuar për 10 prej tyre.

FIDANISHTJA

Pas leximit të vendimit nga ana e Gjykatës, Mlladiç ka sharë trupin gjykues, duke bërtitur se këto janë gënjeshtra.

Mlladiç kishte kryer vepra te terrorit ndaj popullatës së pafajshme në Srebrenic dhe në Sarajevë./sylejman ismajli/rajonipress/