Fidanishtja

Ujë Dea pranë vrapuesve në “Gjilani Half Marathon 2026”, mbështetje dhe hidratim në çdo kilometër

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me energji, përkushtim dhe mbështetje për sportin, Ujë Dea ishte pranë vrapuesve në “Gjilani Half Marathon 2026”, duke u kujdesur për hidratimin e pjesëmarrësve nga nisja deri në vijën e finishit.

Gjilani u bë pikëtakim i sportit, energjisë dhe pasionit për vrapimin në kuadër të “Gjilani Half Marathon 2026”, ku qindra hapa drejt finishit u shoqëruan edhe me mbështetjen e Ujë Dea.

E pranishme përgjatë kësaj ngjarjeje sportive, Ujë Dea kontribuoi në mbështetjen e vrapuesve përmes hidratimit në çdo kilometër, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj aktiviteteve që promovojnë sportin, shëndetin dhe një stil aktiv të jetesës.

Fundamenti

Nga hapat e parë deri në përfundimin e garës, pjesëmarrësit sollën një atmosferë të veçantë, të karakterizuar nga vullneti, qëndrueshmëria dhe emocionet e një sfide sportive që bashkon njerëz të moshave dhe përvojave të ndryshme.

Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Ujë Dea përcolli mesazhin se mbështetja për sportin nuk është vetëm prani në një ngjarje, por edhe angazhim për të qenë pranë njerëzve në sfidat e tyre, duke promovuar rëndësinë e hidratimit gjatë aktivitetit fizik.

Ujë Dea ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit për energjinë, përkushtimin dhe vullnetin e treguar në këtë garë, duke vlerësuar secilin që sfidoi veten dhe përjetoi emocionet e “Gjilani Half Marathon 2026”.

Kur Gjilani vrapon, Ujë Dea është aty për ta mbështetur!

Sepse çdo kilometër ka rëndësi, çdo hap meriton përkrahje dhe çdo finish është një histori suksesi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.