ARKATANA

Rezultati real, Gjilani dhe Trepça’89 ndajnë pikët

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në derbin e javës së 16-të, të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit dhe skuadra mysafire nga Mitrovica, Trepca’89, kanë ndarë pikët me rezultat të bardh 0-0.

Ashtu siç është pritur ndeshja e sotme ishte me taktizime të mëdha, ndërsa futbollistët mysafirë shumë lehtë kanë mundur të kthehen në shtëpi me “gjahë” të plot pasi Rron Broja në minutën e 77-të, dështon nga pika e bardhë duke goditur pingulën e Donat Kaciut.

Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave asnjëherë nuk rrezikuan portën e “Minatorëve”.
Futbollistët mysafirë rast të mirë patën në minutën e 14-të, kur mesfushori Broja gjuan nga 17 metra por Kaciu me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Mobi Casa

Rast të mirë mysafirët nuk e konkretizuan me gol në minutën e 70-të, kur Oto John i vetmuar gjuan por Kaciu shpëton rrjetën e tij.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina deklaroi.
“U dëshmua se Trepca’89 është një skuadër e kompletuar me individ të mirë, tek ne po vërehet lodhja e futbollistëve dhe fondi i saj, por ky është rezultat real, ndërsa jemi bërë si në futbollin Anglez po luajmë të mërkurën e të shtunën”, përfundoi trajneri Arbnor Morina.

Në javën e 17-të, futbollistët e Gjilanit takohen me Prishtinën në kryeqytet./rajonipress/