Drita kthehet nga Skenderaj me një pikë
Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 16-të, të Superligës së Kosovës në futboll, në Skenderaj, ka ndarë pikët me Drenicën me rezultat 0-0.
Në një fushë tejet të rënd, futbollistët e Dritës treguan një lojë mesatare ndaj një skuadre të papërshtatshme siç është Drenica.
“Kuq e zinjët” e Drenicës, kanë mundur lehtë të shënojnë në minutën 19 e 47-të, por sulmuesi Genc Hamiti nuk ishte i vëmendshëm.
Futbollistët e Dritës gjatë 90 minutave nuk krijuan ndonjë rast shënimi, përpos Xhevdet Shabani në minutën e 36-të, tentoi të rrezikon portën e Flamur Nezirit të Drenicës.
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, pas 90 minutave deklaroi.
“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë si me lojë njashtu edhe me fushë, ky barazim nuk i konvenon as Dritës e as Drenicës, por kështu e ka futbolli”.
Në javën e 17-të, “bardh e kaltërtit” e Dritës në Gjilan ballafaqohen me Vllazninë e Pozheranit./rajonipress/


