Fundamenti

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, Rr. Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”. “Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në përputhje me imazhin/standardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë ,hapësira të mjaftueshme për parking të veturave.

Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital.

Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë, kemi krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre , pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës.

Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurtë, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese, ”,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.

HW

“Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës tonë, të kuptojmë nevojat dhe prioritetet e klientëve tanë, dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore. Poashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare.”

Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.

Banka Ekonomike

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.