Arbnor Morina: Do të zhvillojmë lojë të mirë në derbi
Gjilan – Për trajnerin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Arbnor Morina, derbi në mes Dritës e Gjilanit është si çdo derbi tjeter që është zhvilluar gjerë më tani, në taborin e “kuq e bardhëve” të Gjilanit, të cilët këtë ndeshje e zhvillojnë në cilësinë e mysafirit nuk ka ndonjë përgaditje më speciale se gjatë 6 javëve të zhvilluara në Superligën e Kosovës.
Trajneri Arbnor Morina nga kampi i tyre ka bërë me dije se skuadra e tij do të jep më të mirën në fushë.
“Së pari jemi shumë të hendikepuar në formacion, na mungojnë disa futbollist kyç të skuadrës siç janë: Mustafa, Rusi, Papuqi e Sherifi, por në ndeshjen e nesërme do të mundohemi të paraqitemi me lojë të mirë gjerë te rezultati pozitiv i skuadrës, jemi të mobilizuar me futbollist që në këtë derbi edhe pse të hendikepuar të dalim me kokën lart të dëshmojmë se edhe pa këta futbollist skuadra e Gjilanit ka potencial dhe punohet në mënyrë profesionale, kushdo që paraqitet në fushë jam i sigurt në futbollistët e mijë se do të japin më të mirën e tyre për ngjyrat e klubit”.
Trajneri Morina, i cili ka një respekt të veçantë tek tifozët “Skifterat” ka një porosi për ta për ndeshjen e nesërme.
“Nesër as nuk fillon dhe as nuk mbaron futbolli, kemi një ndeshje të radhës ne do të zhvillojmë lojën tonë, i bëj thirrje “Skifterave”, që nesër të na përkrahin, ju bëj thirrje që në mënyrën ma sportive të tregoni se e doni klubin tuaj të zemrës dhe futbollin në përgjithësi, së bashku do të mundohemi të arrijmë rezultat pozitiv në këtë ndeshje”, bën të ditur trajneri, Arbnor Morina./rajonipress/


