Mobi Casa

“Intelektualet” e “Skifterat” përgatisin “çmendurin” e derbit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Stadiumi i qytetit në Gjilan të enjten duke filluar nga ora 15:30, do të jetë i stërmbushur me dashamirë të futbollit, pasi takohen dy rivalët e përbetuar të qytetit të Gjilanit, Drita e Gjilani.

Tifozët e dy skuadrave “Intelektualët” e Dritës të cilët kësaj radhe janë vendës dhe ata “Skifterat” e Gjilanit, po përgatiten me të madhe tani e një javë për derbin që shumë kush e ëndërron.

Është bërë traditë që i madh e i vogël kudo në rrugë dhe në shtëpitë e tyre të flasin për derbin që konsiderohet deri më i madh në futbollin e Kosovës.

Tifozët e dy grupeve kanë paraparë spektakël të vërtet gjatë 90 minutave të derbit, janë zotuar se asgjë nuk do ti lihet rastit që sa më të përgatitur të jenë dhe të japin kontributin e tyre për skuadrat e zemrës.

Udhëheqësi i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti është njëri ndër ta që kur bisedohet për derbin me rivalin lokal Gjilanin ka emocione të mëdha.
“Ne për Dritën e japim jetën, ajo është skuadra e zemrës sonë, ndërsa sa i përket tifozëve tanë, ne jemi ata që japim ligjërata tifogrupeve tjera, ne jemi numër një dhe kështu do të jetë gjithmonë”, shprehet Byqmeti.

ARKATANA

Byqmeti ka bërë të ditur se nesër shkallët e stadiumit në qytet do të jenë të vogla për tifozët e Dritës.
“Ne si tifoz kemi përgatitur më të mirën që mundemi për atmosferën që do të krijohet, nesër shkallët e stadiumit do të dridhen nga “Intelektualët”, do të dëshmojmë se jemi skuadra më e mirë në futbollin e Kosovës dhe vetëm fitorja vjen në pyetje, ndërsa skuadra rivale do ta lëshon stadiumin me kokë te poshtë, ne do të japim nesër ligjërata si në fushë njëashtu edhe në tribuna”, ka porositur lideri i “Intelektualëve”, Byqmeti.

Në taborin e “Skifterave” të Gjilanit, janë në vlugun më të madh para derbit lokal sipas tyre gjithçka është në rregull për spektaklin që do ta sjellin në tribuna.
“Nesër do të jetë festë në taborin e “Skifterave” dhe për këtë as që diskutojmë, ne jemi ata që tregojmë kulturë futbollistike ne jemi ata që japim ligjërata rivalit tonë të qytetit këtë e kemi dëshmuar gjithmonë në çdo derbi, pa “Skifterat”, nuk ka bukuri as futbolli i Kosovës e leje më derbi pasi ne jemi “doktora” për tifozërin e Kosovës e më gjerë”, është shprehur Banqez Buca.

Sipas Bucës në radhët e “Skifterave”, nesër do të ketë befasira të ndryshme për tifozët kundërshtar gjatë ndeshjes.
“Së pari fitorja është e ngjyrave “bardh e kuq” të skuadrës së zemrës Gjilanit, gjatë ndeshjes do të jemi të detyruar t’ju japim pak mësim tifozëve kundërshtar, do të dëshmojmë se skuadra e Gjilanit është më e mira në futbollin e Kosovës e njëashtu të pa konkurrencë janë “Skifterat”, ne do të bëjmë spektakël që t’ju ngrohim zemrat e shikuesve e në veçanti shikuesve të zemrës sonë “Skifterat”, ka porositur Buca i emocionuar.

Nesër duke filluar nga ora 15:30, nën drejtimit të arbitrit kryesor të ndeshjes Besfort Kosumi fillon “çmenduria” e derbit më të madh në vend Drita -Gjilani, se kush do të ngadhnjejë mbetet të përjetohen 90 minuta futboll dhe tifozëri të zjarrtë./rajonipress/