Uji Dea

Atleti Abib Aliu renditet në pozitë të tretë në gjysmë maraton

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Veterani i atletikës, Abib Aliu, me prejardhje nga Vërbica e Zhegocit, po dëshmon se është një atlet tejet profesionist, ai në qytetin Kiel të Gjermanisë është renditur në pozitën e tretë në gjysmë maratonën e cila organizohet në këtë qytet të Gjermanisë.

Abib Aliu shtegun 21km e 97metra e vrapoi për 1 orë 41min e 49 sek, në një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe.

UBT

Aliu adhuruesi i atletikës i cili brenda një viti merr pjesë në shumë gara të atletikës anembanë Evropës, është mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij në vrapimin në qytetin Kiel të Gjermanisë.

“Ishte një garë shumë e madhe me atlet shumë cilësor, është një garë në qytetin ku un jetoj Kiel të Gjermanisë jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur është një kohë shumë e mirë, unë do të vazhdoj ende të vrapoj pasiqë atletika është bërë pjesë e jetës sime”, ka pohuar 64 vjeqari nga Vërbica e Zhegocit, Abib Aliu./rajonipress/