AR Katana

Policia e Kosovës në Gjilan dhe OSBE diskutojnë avancimin e kapaciteteve të sigurisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë zhvilluar një takim pune, ku në fokus ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të policisë, trajnimet e specializuara dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Në takim morën pjesë shefi i Operativës Rajonale të Policisë në Gjilan, major Agim Lipovica, me stafin e tij, si dhe Bertram Welsing, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Detlev Quigley, shef i Sektorit për Siguri Publike, Erduan Gjigolli, menaxher i projektit në këtë sektor, dhe Migjen Abrashi, asistent programi në OSBE.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me avancimin e kapaciteteve të sigurisë përmes trajnimeve në fusha të specializuara për Policinë Rajonale në Gjilan, si dhe mundësitë për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

AR Katana

Me këtë rast, major Agim Lipovica falënderoi Bertram Welsingun për mbështetjen e OSBE-së në realizimin e projektit për vendosjen e kamerave monitoruese në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Projekti ishte iniciuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Cërnicë dhe Njësia e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan, me përkrahjen e Komunës së Gjilanit dhe mbështetjen e misionit të OSBE-së.

Lipovica shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja i ka ofruar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në fushën e sigurisë publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.