ARKATANA

Valmir Sabedini realizon ëndrrën, shpallet kampion i Kosovës në bodybuilding

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një garë tejet serioze dhe me shumë konkurrent në kategorinë deri në 70 kg Valmir Sabedini të shtunën realizoj ëndrrën e tij të kamotshme. Ai u shpall kampion i Kosovës në kategorinë deri në 70 kg në bodybuilding. Valmir Sabedini tha se ndihet i lumtur dhe krenar që këtë sfidë e ktheu në fitore dhe sukses të pritur.

Derisa po ngjitej në skenë Valmir Sabedini i la të gjithë pa tekst. I stërvitur me muaj dhe i përgatitur maksimalisht ai zuri vendin e parë këtë të shtunë në kategorinë deri në 70 kg në garën e organizuar nga Federata e Bodybuildingut- Fitnesit të Kosovës në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, Fitnes B-fit – Arena Center, raporton rajonipress.

Kjo garë me karakter mbarëkombëtar e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë sportistin me shumë motiv dhe dëshirë që fitoret e tjera t`i sjellë në Gjilan.”Jam shumë i gëzuar që fitoren e parë në jetën time dhe karrierën time ia solla qytetit tim Gjilanit. Gjithashtu jam shumë i lumtur që këtë sfidë e tejkalova me shumë sukses. Nuk e kam pasur lehtë sepse më është dashur të sakrifikojë shumë gjëra. Megjithatë ia ka vlejtur sepse fitova diçka që e kisha ëndërruar kaherë” u shpreh Sabedini.

Fundamenti

Valmir Sabedini thotë se këtë fitore ia dedikon të gjithë mjeshtërve të bodybuildingut dhe atyre që i stërvitë e ushtron çdo ditë në Fitnes Arena ku edh është trajner. Një falënderim të madh i shkon edhe familjes e cila më ka përkrahur vazhdimisht dhe qunit tim Rafetit të vogël që besoj se do i ndjek rrugët e mija.

Por, Sabedini ka edhe shumë lavdërata e mirënjohje edhe për mjeshtrin e madh Shaban Osmanin, një sportistë me famë ndërkombëtare në fushën e bodybuildingut.

Valmir Sabedini thotë se e ardhmja e tij ka për qëllim të nderojë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare. “Rinia kosovare ka kapacitet e fuqi të shumta për të qenë pjesë e çdo organizimi me karakter ndërkombëtar. Ata vetëm duhet të përkrahen dhe të jenë të motivuar” tha Sabedini./rajonipress/