Hidromorava

Isa

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Xhemal Ahmeti – “Nuk mund ta rregullojë qytetin, s’ka si ta bëjë shtetin”, kështu e gjykojnë kritikët shefin e LDK-së. As vetë partia të cilën udhëheq nuk manifeston ndonjë simpati euforike ndaj liderit të vet.

Përkrahjen e shumicës së bazës partiake nuk e pati as pararendësi i tij Fatmir Sejdiu. Kjo sjellje ambivalente e anëtarëve të LDK-së ndaj liderëve të tyre ka më pak të bëjë me paaftësinë e Isa Mustafës sesa me nostalgjinë ndaj periudhës kur zot shtëpie ishte Ibrahim Rugova. Nuk është lehtë të jesh pasardhës i një personaliteti, karma e të cilit sakralizohej për së gjalli. Ky perceptim nga baza, pra ai i të qenurit hije monoliti, krijon komplekse dhe demotivon, sidomos kur je “konkurrent” i një miti ndaj të cilit në faza të caktuara je përshenjur si begator i së keqes kundër i tij.

ISA MUSTAFA: Edhe pse ka Vilë në Prapashticë, e meriton nofkën “prishtinali”. Që nga shkolla fillore e deri sot ai jo vetëm ditët e punës i kalon aty, por edhe ka ndikuar në qenien e kryeqytetit – kështu siç është. Me politikën nis ashikërinë në një fazë kur shumica e intelektualëve kosovarë jugosllavizmin e përdornin më shumë si retorikë mbrojtëse nga sanksionet e “deliktit verbal” sesa si përulje ndaj sistemit. Si kryetar i Qeverisë komunale të Prishtinës (1984-1988) mbeti në kujtesë si një menaxhuesadapt i burokracisë së atëhershme: pa ndonjë kontribut të veçantë. Po në të njëjtën pozitë ishte edhe si drejtor Entit për Plan dhe Zhvillim: Prishtina dhe Kosova luftonin për të ekzistuar shqip e kush nuk lodhejpër plane e zhvillim.

RËNIA NË NISJE: Popullariteti i Isa Mustafës shpërtheu jashtë Kosovës. Gjatë përtretjes së tij metropoleve të perëndimit dhe Ballkanit. Fillimisht si koideator i të famshmit 3%, e pastaj si ministër i financave në qeverinë e Bukoshit (1991 -1999). Qëkëtej fiton edhe alergjinë deri sot të pazbehur të diasporës ndaj tij. Eksponentë të rëndësishëm të LDK-së në diasporë këtë aversionkarshi Mustafës e shpjegojnë të bazohet në:afrimin e Isa Mustafës me grupet (atëherë) enveriste në perëndim; me evitimine përhershëm të shfaqet publikisht me Ibrahim Rugovën dhe të afërmit e tij si dhe të qenurit pas Bukoshit “njëri nga komplotistët” kryesor për demontimin e imazhit të Rugovës. Këto qenkan arsyet se pse për emigracioni nuk ka “legjitimitetin dhe besimin” e nevojshëm për të prirë LDK-në.
Problem Isa Mustafa i ka edhe partnerët kyç e të huaj të Kosovës. Përderisa diplomatët evropianë e përshkruajnë si një “burokrat të shkollës së vjetër”,të cilit nuk duhet besuar gjithaq, amerikanët duket ende të mos i kenë shpëtuar mendësisë së të famshmit drejtor të FBI-së Edgar Hoover kur Isa Mustafën e analizojnë nga perspektiva e pseudoparimit “njëherë komunist – gjithmonë komunist”.

Mobi Casa

Sa qëndron akuza Isa Mustafa të mos jetë i aftë që ta përparojë kryeqytetin? Nëse Prishtina në arkitekturë dhe infrastrukturë ka hapëruar drejt modelimit, atëherë kjo pa dyshim se është edhe meritë e prefektit të saj, i cili mundëson një politikë të tillë. Njëjtë në llogari të tij shkojnë edhe ato që merren si dobësi: Kryeqyteti deformohet nga plutokracia e pamëshirë e perfektit të saj; Prishtina ka marrë pamjen e një muzeu të mbipopulluar nga statujat e heronjve dhe heroinave shqiptare; Nuk e ka imazhin e një metropoli evropian, por të një katundi oriental e të ngjashme. Në favor të Isa Mustafës megjithatë shkojnë dy realitete: Fytyra e një qyteti nuk ndërrohet aq shpejt siç dëshirojmë ne dhe e dyta; veçanërisht atëherë kur prioritetet politike i cakton qeveria – e cila aktualisht udhëhiqet nga kundërshtarët e tij – shumëçka ndikon malcueshëm.

ANALIZA: Në çështjet patriotike: pragmatik. Në politikë: klepto-oportunist. Për shkak të mungesës së temperamentit politik, nuk pranohet si lider. Perceptimi jashtë: burokrat që bindet lehtë por pa preferencë për poste kyçe. Perceptimi brenda: Profesor i mirë, politikan pa ngjyrë. Ethosi: humanist me aftësi unifikimi polesh në kundërshti. Diagnoza: Faqebardhë do të përfundonte karrierën nëse mbërrin që (në rast të hyrjes në qeveri) që timonin t’ua jepte eksponentëve të rinj dhe pa hipoteka.

NOTA JONË: Mezi kalon!

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Tribuna”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.