UBT

Është koha për hetim, jo për heshtje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bekim Selishta – Është e papranueshme që marrëveshjet mes Kosovës, BE-së dhe Serbisë, të udhëhequra nga Miroslav Lajçak, të vazhdojnë të trajtohen si “sukses diplomatik”, ndërkohë që Kosova ka pësuar regres të hapur politik, juridik dhe diplomatik, ndërsa Serbia është shpërblyer pa asnjë përgjegjësi.

Të gjitha rekomandimet, raportet dhe ndërhyrjet e Lajçakut duhet të hetohen dhe verifikohen publikisht. Çfarë është dërguar në Bruksel?

Çfarë është fshehur nga opinioni?
Dhe pse çdo marrëveshje ka prodhuar barrë për Kosovën dhe lehtësi për Serbinë?

Fundamenti

Në Shtëpinë e Bardhë, nën marrëveshjen me Presidentin Donald Trump, është zotuar qartë se njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte epilogu i procesit. Sot, pas ndërmjetësimit të Lajçakut, kemi vetëm marrëveshje të copëzuara, të njëanshme dhe në dëm të shtetit të Kosovës, që i shërbejnë drejtpërdrejt interesave të Serbisë.

Këto nuk janë gabime teknike, këto janë dështime të rënda politike dhe diplomatike. Prandaj, këto marrëveshje duhet të trajtohen me dyshim të plotë, ndërsa raportet e Lajçakut duhet të hapen, audito-hen dhe ballafaqohen me fakte. Dorëheqja e tij dhe heshtja institucionale nuk e mbyllin këtë kapitull. Përkundrazi, e bëjnë edhe më urgjente pyetjen: kush i shërbeu Serbia¬s dhe kush e pagoi çmimin?

Kosova nuk ka nevojë për ndërmjetës që e shtyjnë drejt lëshimeve të njëanshme, por për drejtësi, transparencë dhe barazi në dialog. Çdo gjë tjetër është mashtrim politik dhe tradhti e interesit shtetëror.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.