Hidromorava

Kapen 73 mijë dollar të falsifikuara në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia në Gjilan ka arritur të arrestojë një person në Gjilan në shtëpinë e të cilit janë gjetur 73 mijë dollar të falsifikuara tha për rajonipress Ismet Hashni zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Policia në Gjilan ka arritur të prangos një shqiptarë në Gjilan pasi në shtëpinë e tij janë kapur rreth 73 mijë dollar fals konfirmoj për rajonipress Ismet Hashani.

Eco Higjiena

Hashani tha se ende nuk dihet prejardhja e këtyre të hollave dhe nuk dihet se ku janë prodhuar. Sipas hetimeve të para të policisë i arrestuari kishte shkuar në bankë gjoja për të verifikuar 200 dollar, nëse janë fals apo origjinal dhe gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij është gjetur sasia e falsifikuar e të hollave./rajonipress/