UBT

“Dardania” bëri bashkë shqiptarët në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

“Dasma e Pavarësisë” që u interpretua nga trupa e kombinuar e anëtarëve të kësaj shoqërie, solli freski me një stil të ri të paraqitjes, çfarë nuk jemi mësuar ët shohim deri më tash.

Në mesin e shumë manifestimeve të mbajtura në Zvicër kushtuar 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë ishte edhe ai i mbajtur në Winterthur. Në këtë qytet, SH.K.A. “Dardania” ka bërë bashkë bashkatdhetarët e këtij regjioni dhe më gjerë për të kremtuar gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte e pa mundur të gjendej një vend për tu ulur në sallën e stërmbushur të Hotel Zentrum Toss, edhe pse ishte caktuar një çmim simbolik për hyrje, sa për ta ndihmuar këtë shoqëri që po jep kontributin e vetë në baza vullnetare tash e 20 vite.

FIDANISHTJA

Manifestimi ishte përgatitur me mjaft përkushtim nga udhëheqja artistike dhe anëtarët e SH.K.A “Dardania”, nga Winterthuri. Programi artistik i cili kësaj here është përcjellë për herë të parë vetëm me muzikë të gjallë, zgjoi një kureshtje te publiku. Në veçanti kjo mund të thuhet për vallen “Dasma e Pavarësisë” që u interpretua nga trupa e kombinuar e anëtarëve të kësaj shoqërie. Në këtë valle përshkruhet fëmijëria, rinia, represioni serb, lufta e UÇK-së dhe në fund bashkimin e dy të rinjve si luftëtarë të lirisë. Krejt në fund dasma me tradita tona shekullore, e cila si koreodramë solli freski dhe stil krejt tjetër të paraqitjeve që jemi mësuar t`i shohim deri më tash.

Për të nderuar manifestimin, të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e ambasadave në Bernë; në emër të Ambasadës së Kosovës ishte zv/ konzulli Isa Kosumi, dhe në emër të asaj të Republikës së Maqedonisë, u.d/ Ambasadori Ekrem Ebibi.

Po kështu nga Qeveria e Kosovë dhe në emër të Ministrisë së Diasporës, ishte e pranishme përfaqësuesja e kësaj ministrie zonja Shukrije Ramadani, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Qendrës Kulturore në Zurich, që është nën ombrellën e Ministrisë së Diasporës./albinfo/