Fundamenti

Në radion zvicerane kosovarët cilësohen si “Hajdutët kosovarë”, reagon Ambasada e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një ditë pas votimit të iniciativës “kundër migrimit masiv në Zvicër” në emisionin e mëngjesit të Radio Suisse Romande, gjatë një debati njëri nga të ftuarit, ka bërë një krahasim fyes ndaj kosovarëve në Zvicër, duke i cilësuar ata si “hajdutë kosovarë”.

Me këtë rast Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë i ka drejtuar një reagim radios në fjalë dhe Komisionit Federal kundër Racizmit.

“Duke iu referuar programit tuaj me titull “Në linjë të drejtpërdrejtë” të transmetuar më 10 shkurt 2014, në valët e Radios suaj, me temë “A duhet të ketë Zvicra frikë për t’u rritur”, më lejoni t’u tërheq vëmendjen time lidhur me cilësim-vlerësimin si dhe shprehjen e papranueshme ndaj komunitetit tim që unë e përfaqësoj në Zvicër.

FIDANISHTJA

Në debatin tuaj në studio, i cili u zhvillua pas rezultateve fituese përmes votimit, të nismës së UDC/SVP, më 9 shkurt 2014, njëri ndër të pranishmit duke u përfshirë në debat në radion tuaj, bëri emërtime fyese, dhe stigmatizoi komunitetin tim, duke i quajtur shprehimisht: “hajdutë kosovarë”!

Kjo amalgamë është shumë paragjykuese dhe fyese për komunitetin tim, dhe, unë dua të denoncoj publikisht”, thuhet në reagimin që, në emrin e Ambasadës së Kosovës i ka dërguar ambasadori Naim Malaj dy institucioneve të përmendura.(albinfo.ch)