UBT

Kuçi: Brenda dy javësh nënshkruhet marrëveshja për drejtësinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka konfirmuar se pas një ose dy javësh, pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për fushën e drejtësisë, dhe kjo marrëveshja sipas tij është pjesa më e rëndë e marrëveshjes së arritur të 19 prillit. Ai ka pranuar se Gjykata Themelore do të jetë në Mitrovicë të Veriut dhe do të shtrihet në shtatë komuna me një njësi.

“Së shpejti do ta nënshkruajmë marrëveshjen për implementimin e drejtësisë, pra pranimi i ligjeve të Kosovës, dhe kjo nuk kërkon ndryshime ligjore”, ka thënë Kuçi për RTK, duke shtuar se grupet e punës do të vazhdojnë finalizimin e marrëveshjes.

Ai ka pranuar se Gjykata Themelore do të jetë në Mitrovicë dhe do të shtrihet në shtatë komuna me një njësi.

“Do të ketë një Gjykatë themelore dhe do kjo gjykatë do të ketë kompetenca edhe në Mitrovicën Jugore, Vushtrri dhe Skenderaj’, ka thënë Kuçi, citon infoglobi.

Kuçi ka shtuar se kemi ruajtur karakterin unik të drejtësisë, ku emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta bëjë presidentja e Kosovës, me ligjet e Kosovës.

Uji Dea

Ai bëri të ditur se kjo Gjykatë nuk do të ketë karakter tjetër të veçantë të drejtësisë dhe, siç tha Kuçi, aty do të jenë të punësuar shqiptarë, serb dhe të komuniteteve tjera.

“Drejtësia nuk është e ndarë në baza etnike, pa marrë parasysh a janë të akuzuarit serb apo shqiptarë, pra nuk do të ketë ndarje”, tha Kuçi.

Edhe kryeministri serb Ivica Daic tha se në takimin e sotëm në Bruksel janë përafruar qëndrimet dhe se grupet e punës do të vazhdojnë finalizimin e marrëveshjes.

“Parimisht është arritur marrëveshja që në Mitrovicë të jetë një gjykatë kompetencat e të cilit do të shtrihen në shtatë komuna, ndërsa përbërja e njësive (të gjyqeve) duhet të jenë në përputhje me strukturën etnike “, ka thënë Dacic, njofton B92. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.