FIDANISHTJA

Behgjet Pacolli heq dorë nga ëndrra Presidenciale – tash kandidohet për Kryeministër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bengjet Pacolli, njëherë për njëherë, ka hequr dorë nga përpjekja e tij për t’u bërë President i Republikës së Kosovës.Lideri i Aleancës Kosova e Re tani synon postin e Kryeministrit.

Behgjet Pacolli qysh ditën e parë kur e themeloi partinë e tij, AKR’në, shfaqi ambicie për t’u bërë President i Kosovës. Ai këtë e arsyetonte me atë se “vetëm përmes këtij posti, mund ta realizonte vizionin e tij ekonomik për vendin”.

Por dështimi i klasës politike për ta ndryshuar legjislacionin aktual dhe rrjedhimisht pamundësia që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, duket se e kanë shtyrë Pacollin që t’i kthejë sytë kah posti i Kryeministrit.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se këto ditë AKR planifikon ta mbajë Këshillin Drejtues të saj, ku edhe do ta nominoi Pacollin për Kryeministër.

ARKATANA

Kjo, s’është mohuar nga Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Nuk përjashtohet mundësia që të nominohet z. Pacolli, pasi që jemi të vetëdishëm që kapacitetet dhe vizioni ekonomik i z. Pacolli mund të implementohet vetëm nga pozicioni i Kryeministrit. Sot Kosova ka nevojë vetëm për qasje ekonomike, andaj z. Pacolli do të ishte zgjedhje ideale”, ka thënë Zyberaj për Express, të mërkurën.

Deri më tash, janë dy kandidatë të shpallur për Kryeministër, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Nuk përjashtohet mundësia që të nominohet z. Pacolli, pasi që jemi të vetëdishëm që kapacitetet dhe vizioni ekonomik i z. Pacolli mund të implementohet vetëm nga pozicioni i Kryeministrit”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.