UBT

Haradinaj: Nuk kërkova zgjedhje të jashtëzakonshme, por konsultime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin Debat të RTK-së, tha se në letrën që i ka dërguar Presidentes nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, “por fillim të konsultave me partitë politike dhe nga konsultat të merret vendim se për kur do të caktohen zgjedhjet”. Haradinaj, i cili sapo është kthyer nga vizita në SHBA tha se shqiptarët janë me fat që ekziston SHBA, sepse ishte SHBA ajo që ndihmoi çlirimin e Kosovës.

Në Washington qëndroi në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, ku tha se ka takuar shumë zyrtarë të lartë amerikanë, në mes tyre edhe me sekretarin e Shtetit John Kerry.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit jam takuar me shumë zyrtarë të lartë, të cilët janë të ndërlidhur me çështjen e Kosovës dhe të rajonit”

Tha se takimet me të gjithë zyrtarët amerikanë kanë qenë shumë të përzemërta.

“Kosova është e privilegjuar në SHBA e kjo vërehej në çdo takim në Washington. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar seriozitet më të madh tonin dhe në zhvillimin e vendit”, tha ai.

Duke folur për përkrahjen amerikane të politikanëve në Kosovë, Haradinaj tha se “secili që punon në të mirën e Kosovës e ka përkrahjen amerikane. Amerikanët vlerësojnë angazhimin tim”, tha Haradinaj.

Lidhur me përgjigjen e Presidentes, në letrën e tij për të shqyrtuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjes së jashtëzakonshme, Haradinaj tha se “Është një pozicion i Presidentes që kam mundur ta pres”.

Mirëpo, lidhur me proceset në të cilat po hyjmë Hardinaj tha se rol të rëndësishëm do të kenë ambasadorët e Quint-it.

FIDANISHTJA

I pyetur nëse kërkesa e tij për zgjedhje të jashtëzakonshme, vjen si përgjigje ndaj zërave se AAK ishte afruar shumë me kryeministrin Thaçi, Haradinaj tha se “AAK ka treguar një qëndrueshmëri politike për temat me rëndësi për interesin nacional, siç është edhe çështja e integrimit të veriut”.

“Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është reflektim i gjendjes së krijuar dhe është në interes të Kosovës që të veprojmë. Në letër nuk kam kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, por fillim të konsultave me partitë politike dhe nga konsultat të merret vendim se për kur do t’i caktojmë zgjedhjet”

“Nuk kam ndonjë datë se kur duhet t’i mbajmë zgjedhjet. Ajo që po kërkoj unë, është të ulemi e të bisedojmë se si do t’ia bëjmë. Jemi njerëz që kemi marrë përgjegjësinë në vend, andaj edhe duhet t’iu prijmë proceseve”, tha Haradinaj.

Reforma e mirëfilltë zgjedhore duhet të bëhet pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“Mund të kemi zgjedhje të mira edhe me ligjin ekzistues, për këtë treguan edhe zgjedhjet lokale”, tha ai.

Duke folur për vendet e rezervuara, tha se dhënia edhe e tri vendeve shtesë për pakicat mund të sigurohej një përkrahje ndërkombëtare. “Duhet të angazhohemi që komunitetet të kenë një përfaqësim kualitativ”, tha ai

Lidhur me mundësinë e inicimit të një mocioni votëbesimi për Qeverinë, Haradinaj tha se vetë kryeministri duhet të reflektojë, sepse po shihet qartë se koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën. /Telegrafi/