Mobi Casa

Humbin të tre kandidatët shqiptarë për Asamblenë e Winterthur-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Agim Tusi nga SVP/UDC ka fituar 6’078 vota ndërsa kolegu i tij nga po kjo parti, Mentor Desku 5871. Blerim Bunjaku nga EVP, ka fituar 1620 vota

Tre kandidatë shqiptarë në dy parti të ndryshme që kanë kandiduar për vende në Asamblenë e Komunës së Winterthurit kanë dalë duarthatë nga kjo garë jo e lehtë.

Agim Tusi e Mentor Desku duke u përcaktuar për SVP/UDC-në dhe Blerim Bunjaku për EVP-në, kishin zgjedhur parti të njohura deri më tash si jo shume tipike për angazhimin e të huajve në mesin e tyre. Në veçanti SVP-ja njihet në opinion për qëndrimin e e saj se integrimi i të huajve është çështje private e tyre.

Në garën e të dielës, tre kandidatët e përendur shqiptarë kanë humbur por “nuk janë koritur”. Duke qenë se kanë kandiduar për herë të parë për një post të tillë dhe janë hedhur në një garë me konkurrence të fortë, ata kanë arritur rezultate që nuk mund të quhen zhgënjyese.

Uji Dea

Kështu, kandidati për SVP/UDC-në, Agim Tusi ka fituar 6’078 vota ndërsa kolegu i tij nga partia, Mentor Desku 5871. Që të dy gjenden diku rreth “mesit të artë” të listës sa i përket numrit të votave.

Ndërsa Blerim Bunjaku, kandidat i EVP-së, ka fituar 1620 vota, një rezultat jo shumë i kënaqshëm por, që mund të kuptohet kur merren parasysh problemet që janë paraqitur rreth kandidimit të tij në partinë e përmendur. Nga ana tjetër, numri dukshëm më i madh i dy kandidatëve tjerë shqiptarë (nga SVP) shpjegohet me sistemin zgjedhor dhe me faktin se partia që ata i takojnë është shumomë e madhe dhe më e votuar se EVP.

Të dielën më 9 shkurt zgjedhjet për Asamble dhe qeveri kanë mbajtur edhe në Cyrih. Por në to, në mesin e mbi 1000 kandidatëve nuk ka pasur snjë kandidat shqiptar./
albinfo.ch/