Hidromorava

Dy kosovarë arrestohen në Gjermani për falsifikim dokumentesh

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një emigrant dhe një shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova janë arrestuar në Gjermani, si pjesë e një rrjeti kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të tjera evropiane. Policia gjermane ka arrestuar edhe një emigrant kroat dhe një tjetër shtetas gjerman, si pjesë e këtij rrejti ballkanik, raporton Agjencia INA teksa thirret në burime të gazetave gjermane.

Sipas autoriteteve gjermane, rrjeti u zbulua dhe u ndalua në qytetin e Ulmit.

ARKATANA

Në këtë zinxhir të grupit kriminal ishin përfshirë edhe persona të tjerë nga vendet e Ballkanit, që funksionon duke siguruar dokumentet e falsifikuara, që më pas i shisnin për një shumë të caktuar parash.

Policia ra në gjurmët e grupit, derisa po kryente një hetim tjetër. Ndaj tyre është ngritur aktakuza për falsifikim të dokumenteve, grabitje dhe stërshitje të gjësendeve të vjedhura.