FIDANISHTJA

Martohet Kaltrina, zhvendoset në Londër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi tani e dy muaj ka braktisur Kosovën për të jetuar përgjithmonë në Londër. Ajo tashmë ndodhet pranë bashkëshortit të saj Dritonit me të cilin thotë se po kalon momente të lumtura të jetës në bashkëshortësi. Si duket Kaltrina është ambientuar me jetën atje, për vet faktin se ka bërë udhëtime të shpeshta Kosovë-Londër.

“Tashmë kam nisur jetën bashkëshortore me plot kuptimin e fjalës dhe po kaloj momente të mrekullueshme. Jam ambientuar mjaftë mirë me jetën këtu në Londër dhe uroj që jeta ime bashkëshortore të vazhdoj me këtë lumturi përgjithmonë. Jam me fat që kam bashkëshort Dritonin”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Edhe pse është martuar, Kaltrina nuk planifikon njëherë për njëherë të ketë fëmijë. Ajo do ta shijoj periudhën e fillimit të jetës bashkëshortore, e më pas do të mendoj rreth krijimit të familjes. “Tani për tani nuk kam plan të bëhem mami, ka kohë për të menduar në krijimin e familjes”, thekson ajo.

United Hospital

Edhe pse jeton në Londër, Kaltrina na bënë të ditur se nuk do të shkëputet nga kënga, ajo gjatë muajve të ardhshme do të plasoj projektet e reja të cilat do ti nisë tani.

“Edhe pse jam martuar dhe jetoj këtu, nuk do të thotë se do të qëndroj larg këngës dhe adhuruesve të mi. Gjatë fillimit të muajit mars do të jem në Kosovë për të filluar punën në një këngë të re, e cila do të plasohet bashkë me videoklip. Gjatë kësaj periudhe jam duke e kërkuar vetëm demon e këngës nga disa kompozitor dhe sapo të vi në Kosovë do të nisë realizimin e këngës”, thotë ajo.

Kaltrina gjatë kësaj periudhe është e angazhuar edhe me koncerte muzikore në diasporë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.