Fundamenti

Qeveria po i neglizhon pensionistët e Zvicrës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që brenda tre muajve të nënshkruajë një marrëveshje sociale për rastet të cilat kanë mbetur tash e katër vjet pa e gëzuar të drejtën e tyre elementare të pensionit nga Zvicra.

Mobi Casa

Ajo e ka akuzuar Qeverinë që nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim e cila, sipas saj, është e zhytur në krim e korrupsion, “Kjo Qeveri, e zhytur në krim dhe korrupsion, po merret me shumë me vetveten, me mënyrën se si t`i ikë drejtësisë, si t’i arsyetojë paratë e palara të fituara gjatë këtij mandati e jo të merret me interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi . /Epoka e re/