FIDANISHTJA

Mira Janji: Kam linja perfekte natyrale pa asnjë ndërhyrje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E re dhe e bukur, këndon zhanrin popullorë por i shkojnë për shtati të gjitha. Një bionde seksi e cila çmend fansat gjithmonë me foto provokative. Në një intervistë për gazetën Express, këngëtarja Mira Janji flet për karrierën e saj së bashku me një fotosesion të nxehtë…

Na thuaj cilat janë fillimet tua në muzikë?

Fillimet e mia janë plot suksese, fillimi i mbarë gjysma e punës është fjala e urtë popullore, kam fituar 2 çmime të para te zërat e rinj në 2 konkurse të parë të jetës sime. Mbas liceut kam përfunduar Akademinë e arteve në Tiranë, më pas specializim pas universitarë në Itali..

A ka qenë e vështirë?

Patjetër vështirësi ka se kërkon shumë angazhim, përkushtim.

Secili profesion ka batica e zbatica?

Mendoj se po, pastaj çdo kush për profesionin e vet thotë i imi është më i vështirë.

Sa mendon se është vështirë të depërtosh në skenën muzikore?

Nuk e kam pasur të vështirë se i kam pasur të gjitha drejtimet e duhura duke filluar nga një familje të mrekullueshme dhe pasioni im i madh për muzikën.

Çfarë ke fituar e çfarë ke humbur gjatë kësaj kohe?

ARKATANA

Kam fituar eksperiencë nuk besoj se kam humbur diçka.

Sa mendon se provokimi në skenë është sukses, a parapëlqen pozimin e nxehtë?

Po gjithmonë duhet ecur me kohën, modën, vet profesioni e kërkon këtë gjë, po patjetër se i kam linjat perfekte natyrale pa asnjë ndërhyrje më të vogël kirurgjikale.

E dashuruar, në lidhje?

No koment.

Mashkulli ideal?

I sjellshëm të më respektojë dhe kuptojë profesionin tim

Kush është Mira me pak fjalë?

E lindur për skenë. Mendoj që kam intelektin sjelljen bukurinë gjithçka që duhet për të formuar një femër perfekte.