Fundamenti

Rita: Nuk do të më njihni në “50 Shades of Grey”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rita Ora beson se filmi “50 Shades of Grey” do të shokojë në aspektin pozitiv dhe ajo do të jetë një transformim joshës për karakterin e Mias. Këngëtarja me origjinë shqiptare luan rolin e motrës së adoptuar të Christian Grey në filmin erotik të Sam Taylor-Wood, në të cilin luajnë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Ky do të jetë roli më i rëndësishëm filmik i 23-vjeçares, e cila është paraqitur shkurt në “Fast & Furious 6”, si dhe në filmin “Spivs” (2004).

“Isha e emocionuar, sepse ishte hera e parë që po bëja një film me fjalë, por ishte shumë bukur. Regjisorja Sam, ajo ishte mahnitëse, prandaj ishte këndshëm”.

“Jam shumë e entuziazmuar. Do të jetë shoku më i madh dhe më i jashtëzakonshëm ndonjëherë”, ka deklaruar biondja për MTV News.

Eco Higjiena

Ajo ka thënë se është transformuar shumë për rolin dhe se fansat do ta kenë të vështirë ta njohin.

Filmi që është adaptim i romanit erotik të E.L. James, do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit 2015. /Telegrafi/

Fotografia: AP

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.