FIDANISHTJA

Jetmiri kthen kuletën e humbur dhe nuk pranon shpërblim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ai është identifikuar vetëm përmes një shënimi që kishte mbajtur pronari kur e kishte marrë portofolin e gjetur. Ndryshe, Jetmiri nuk do të paraqitej para medieve.

Jetmir Ademi ishte duke udhëtuar me makinën e tij nëpër Austri, rrugës për në Maqedoni ku po shkonte në pushimet e fundvitit. Në kolonën e makinave që ecnin ngadalë, pranë sportelit për të bërë pagesën e shërbimeve të autostradës, ai sheh se si shoferit nga vetura para tij i bie portofoli nga xhepi. Pastaj, pa e vërejtur, ai kishte vazhduar rrugën.

“Unë e mora portofolin, e bëra pagesën në sportel dhe pastaj u vura në ndjekje të makinës”, thotë Jetmiri. “Për t`ia tërhequr vëmendjen, e mbaja portofolin në dritare, thotë Jetmiri. Ky gjest më në fund i ka rënë në sy shoferit, kujton ai. Pastaj ai ka marrë drejtimin drejt një parkingu, për ku e ka ndjekur edhe ngasësi që kishte humbur portofolin.

Ky i fundit, një austriak i moshuar, kishte provuar t`i jepte Ademit të holla në shenjë mirënjohje, por ai e kishte refuzuar ofertën. “Nuk më interesonin të hollat. Sikur unë ta humbja portofolin dhe ai të ma kthente, do të isha po ashtu i lumtur”, thotë sot Jetmiri. Austriaku, siç kishte treguar më vonë, në portofol i kishte pasur vetëm 200 euro por po ashtu edhe të gjitha dokumentet.

Uji Dea

Jetmir Ademi jeton prej 12 vitesh në Zvicër, në Kreuzlingen, kantoni i Thurgaut. Ai menaxhon një ndërmarrje të armaturave që punëson aktualisht dhjetë punëtorë.

Gernot Rader, kështu quhet austriaku, pronar i portofolit të gjetur, e quan rastin e 24 dhjetorit “Mrekulli e Krishtlindjes”. Ai i është drejtuar redaksisë së gazetës “Thurgauer Zeitung” me një letër lexuesish. Dhe, Jetmir Ademi është identifikuar vetëm pastaj, përmes një shënimi që austriaku kishte bërë kur e kishte marrë portofolin e gjetur. Ndryshe, ai as që do të donte paraqitej para medieve. Këtë nuk e ka bërë as për famë as për para. “Thjesht, kam dashur ta bëj atë që duhej bërë”.

albinfo.ch