Arratisje masive nga atdheu
Javë më parë, familja kosovare tre anëtarëshe nga fshati Davidofc i Shtimes pësoi tragjedi derisa po udhëtonte në mënyrë ilegale drejt Francës. Në dhjetor 2013, Agron Beqaj (23), bashkëshortja e tij Edona ( 22) dhe djali i tyre Blinardi (10 muajsh), pësuan aksident në Aleksandri afër Romës në Itali. E vdekur mbeti Edona, në gjendje kome Agroni, e Blinardi ka shpëtuar pa lëndime.
Familjarët në Kosovë thanë se ata ishin duke udhëtuar me automjetin e një shqiptari nga Prizreni dhe kishin rreth 1 mijë euro me vete, para të marra borxh. Destinacioni i tyre ishte Franca. Familja Beqaj në Shtime deklaroi se jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike.
Ky është rasti më i fundit që shtetasit e Kosovës përjetojnë fatkeqësi në përpjekje për të ikur nga vendi i tyre e për të shkuar azil.
Arsyeja për këtë migrim në pjesën dërmuese të rasteve në mënyrë ilegale, pretendohet se janë hallet e mëdha ekonomike.
Numri i kosovarëve që vazhdimnisht kërkojnë azil në njërin nga 28 vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të mbetet i lartë… /Tribuna/


