Hidromorava

Egerkingeni bëhet me shkollë shqipe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe ka nisur më 15 janar në një klasë me 17 nxënës, që e kishte caktuar drejtoresha e shkollës në Egerkingen, Ruth Falbriard.

Për fillim janë mbledhur vetëm 17 nxënës të moshave të ndryshme, por organizatorët shpresojnë që numri i tyre do të rritet në të ardhmen.

Paraprakisht nxënësit i kishte paralajmëruar Luljeta Smajli, kryetare e Këshillit të prindërve në Egerkingen.

Orën e parë në këtë shkollë shqipe e ka mbajtur mësuesja Arbresha Ibraimi.

Ajo pasi kreu mësimin në komunën e Dernedingenit, ka gjetur kohë me përgjegjësin e LAPSH-it “Naim Frashëri“ për kantonin Solothurn, Abas Fejzullahu, të vijnë edhe në shkollën Mühlemattschulhaus në

Egerkingen, ku prindër dhe nxënës bashkë në klasë filluan ditën e parë të këtij viti shkollor të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Luljeta Smajli shkurtimisht ka njoftuar prindërit dhe nxënësit për përgatitjet e bëra për fillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Në vazhdim mësuesja Arbresha Ibraimi në orën e parë i ka njoftuar nxënësit me programin shkollor dhe i ka ndarë disa tekste për të tri nivelet. Ndërsa orën e dytë e ka mbajtur përgjegjësi i LAPSH-it »Naim Frashëri» për kantonin Solothurn, Abas Fejzullahu, ku zhvilloi disa lojëra me nxënës dhe prindër se si mësohet mësimi dhe gjuha përmes lojës: “Kush mban mend fiton, e kush s`mban mend humb”. Bëhet fjalë për lojën e pasurimit me fjalë shqipe, lojë e shkathtësisë së të menduarit logjik, etj.

Hidromorava

Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësja u ndanë shumë të kënaqur me fillimin e mbarë të shkollës shqipe në Egerkingen dhe që të gjithë kishin një ndjenë kënaqësie dhe shprese se numri i nxënësve do të shtohet në të ardhmen.

Përpjekjet për hapjen e një klase të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Egerkigen u kurorëzuan me sukses pas një sërë takimesh dhe këshillimesh në vjeshtën e vitit të kaluar.

Kontribut të madh kishte dhënë Ismet Krasniqi dhe në veçanti vajza e tij, Luljeta Smajli, e cila me një përkushtim të veçantë në bashkëpunim me përgjegjësen kryesore të shkollës fillore dhe parashkollore, Ruth

Falbriard, që kishte ndihmuar shumë në organizimin dhe takimet e saj me prindërit e fëmijëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për fëmijët e të cilëve vijojnë mësimet në shkollën fillore në gjuhën e vendit në Egerkingen të kantonit Solothurn.

Kjo klasë në Egerkingen është hapur në bashkëpunim të vazhdueshëm me përgjegjësin e LAPSH-it “Naim Frashëri“ për kantonin e Solothurnit, Abas Fejzullahu si dhe mësimdhënësin Hamzë Morina dhe mësuesen Arbresha Ibraimi./albinfo.ch/