ARKATANA

Një tjetër shqiptare pozon nudo për “Playboy“

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Delfina Aziri nga Mönchengladbachu është shqiptarja tjetër pas Iris Shalës që po “çmend” gjermanët.

19-vjeçarja Delfina Aziri për herë të parë ka pozuar nudo në një pishinë në Greqi. Fotografitë janë bërë për numrin e fundit të revistës «Playboy».

Delfina duket pothuajse lakuriq në një pishinë për të realizuar fotografitë për edicionin e muajit shkurt të revistës për meshkuj “Playboy”. 19-vjeçarja nga Mönchengladbachu thotë se për herë të parë ka bërë fotografi erotike para kamerave. “Unë kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë”, thotë ajo në një intervistë me revistën për meshkuj.

UBT

Mërzia dhe dembelizmi janë fjalë të huaja për vajzën nga Gjermania. Ajo e do muzikën rock dhe filmat aksionë. Delfina ka folur edhe për ëndrrën e saj. “Një herë me një veturë “kabrio” rrugëve të Hollywood-it”.

Për të punuar si një modele është ëndrra e saj. Nëse kjo nuk funksionon, Delfina imagjinon duke punuar si një ndërmjetëse e pasurive të patundshme, duke bërë udhëtime nëpër botë./albinfo.ch/