UBT

Kapet kosovari duke kontrabanduar armë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Disa armë elektroshok, tri pistoleta frikësuese dhe me gaz si dhe një revole që janë gjetur te ai, janë konfiskuar nga policia.

Rojet e kufirit të Zvicrës kanë ndaluar ditë më parë në kufirin me Austrinë një kosovar që po transportonte armë të ndryshme pa leje. Kosovari 30 vjeçar me qëndrim në Zvicër, po vinte me veturë nga Austria.

Pas kontrollimit që i bënë rojet, në bagazhin e tij gjetën një arsenal të tërë armësh. Aty bënin pjesë disa armë elektroshok, tri pistoleta frikësuese dhe me gaz si dhe një revole me gjithë municionin e saj. Të gjitha këto u konfiskuan nga policia.

Eco Higjiena

Duke qenë se kosovari nuk posedonte lejet përkatëse për posedimin dhe bartjen e armëve të përmendura, ai iu dorëzua policisë së Kantonit te St. Gallenit, shkruan gazeta austriake vorarlberger Tagblatt.

I përmenduri do të përgjigjet para prokurorisë së atjeshme për veprën e kryer. Po ashtu ndaj tij është nisur procedura penale për trafikim nga dogana zvicerane./albinfo/