Kurteshi: Kompensimi i të burgosurve të kërkohet nga Serbia
Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër thotë se po i përcjellë zhvillimet rreth idesë që të paguhen të burgosurit politik nga shteti i Kosovës. Sipas tij të burgosurit politik nuk duhet të paguhen nga fondi i Qeverisë, por ata duhet të kompensohen nga Serbia.
“Kujdesi i Qeverisë së Kosovës për të kompensuar ish të burgosurit politik është hap shumë i mirëpritur, por kompensimi nga buxheti i Kosovës është adresë e gabuar”. Kështu vlerëson Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër, raporton rajonipress.
Kurteshi tha se me këtë vendim të Qeverisë kosovarët po dëmtohen dy herë. “Një herë që Serbia ua mori më të dashurit e tyre nëpër burgje e tash përsëri e njëjta duhet edhe të paguajë. Ky kompensim realisht juridikisht duhet të kërkohet nga Serbia sepse ajo është përgjegjëse për torturat, dhunën, maltretimet dhe gjenocidin që ka ushtruar mbi trupin e të burgosurve politik”.
Kurteshi thotë se shumë do të ishte me rëndësi funksionalizimi dhe pagesa institucionale e familjeve të dëshmorëve të cilët sa kemi njohuri jetojnë në kushte ekstremisht të rënda. /rajonipress/


