Eko Higjiena

Çdo vit 760 persona braktisin shtetësinë shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Jo më shqiptar, preferoj një shtetësi tjetër. Ky është synimi i disa mijëra personave brenda vitit. Çdo vit të paktën 760 persona lenë shtetësinë shqiptare për të marrë atë të një vendi tjetër. Kryesisht personat që lënë shtetësinë shqiptare marrin shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Evropian.

Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët nën varësinë e Ministrisë së Brendshme i është përgjigjur interesimit të televizionit News24 lidhur me shifrat e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar të lënë shtetësinë shqiptare përgjatë pesë viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare për vitet 2008-2013, ministria e Brendshme bën me dije se janë paraqitur 3808 aplikime për lënie shtetësie (595 aplikime i përkasin vitit 2013). Dosjet e aplikimeve për lënie shtetësie, pasi shqyrtohen dhe verifikohen për përmbushjen e kritereve dhe procedurave ligjore nga Ministria e Brendshme, i paraqiten si propozim-miratim Institucionit të Presidencës që vendos më pas dekretimin ose jo të kërkesës së qytetarëve.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, nga Presidenca behet me dije se nga dosjet e paraqitura në pesë vitet e fundit për lënie shtetësie shqiptare, vetëm një numri shumë të vogël nga këta persona iu është refuzuar kërkesa dhe kjo për shkak të mos përmbushjes së procedurave ligjore ose për shkak të problemeve me organet e drejtësisë në vend.

Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia mund të paraqitet nga çdo shtetas shqiptar në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare”. /News24/