KKVITI

Dënohet për mashtrim, merrte pensionin nga Shqipëria

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një pensionist shqiptar duhet të përgjigjet për mashtrim, ngase vinte rregullisht nga Shqipëria një herë në muaj për të tërhequr pensionin në Itali.

Siç raportojnë mediat shqiptare, nuk janë të paktë ata që e marrin padrejtësisht pensionin, ngase nuk përmbushin një nga kriteret themelore, atë të “rezidencës efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme” në Itali.

Rasti i fundit është këtë dhjetor, ai i zbuluar në Ariano Irpino në Itali. Në këtë rast, ndryshe nga ç’bëjnë shumica duke autorizuar fëmijët për ta tërhequr pensionin e tyre, është zbuluar se i moshuari vinte personalisht nga Shqipëria çdo fillim muaji për të tërhequr pensionin.

Hidromorava

Shqiptari, edhe pse rezultonte i regjistruar në listën e rezidentëve në Ariano Irpino, jetonte në të vërtetë në Shqipëri.

Për agjentët e financës personi në fjalë është mashtrues dhe si i tillë është paditur në Prokurorinë e Beneventos. Shqiptari duhet të përgjigjet para gjykatës për mashtrim ndaj shtetit dhe duhet t’i kthejë mbrapsht pensionet e marra padrejtësisht./albinfo/