Mobi Casa

Lirohet biznesmeni italian, vrau të riun shqiptar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Policia italiane ka liruar nga burgu biznesmeni italian, i cili të shtunën e kaluar qëlloi për vdekje të riun shqiptar Eduart Ndoj. Ngjarja ndodhi në Serla të Breshas në banesën e biznesmenit, aty ku 26- vjecari kishte hyrë për të grabitur. Lirimin nga burgu e ka vendosur gjykata e Breshas.

Autopsia

UBT

Ndërkohë, autopsia e bërë në trupin e viktimës ka përcaktuar se ai u qëllua me armë zjarri nga një distancë e afërt, transmeton shekulli. Plumbat në gjoks dhe në supe ishin qëlluar nga një distancë e afërt, në përputhje me deklaratën e raportuara nga Franzoni.

Hetimi i bërë nga gjykatësi Paolo Mainardi ka vërtetuar se Franzoni nuk kishte për qëllim të vriste shqiptarin, por krimi ndodhi gjatë përleshjes.