Uji Dea

Kërkimfalja e munguar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Vjosa Osmani Sadriu – Gjetja e eshtrave të qindra shqiptarëve në Rashkë do të duhej të kishte zgjuar nga gjumi ata që në vitet e fundit po negociojnë me Serbinë në emër të Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi karakterizohet më përfshirje të shumë temave, që më herët as nuk ishin parashikuar e as nuk konsiderohej se ka nevojë të diskutohen.

Por, gjithnjë e injoroi një nga temat kryesore, që ishte kërkesë qenësore e qytetarëve të Kosovës dhe e një numri të grupeve parlamentare opozitare: çështjen e të pagjeturve. Nuk kishte mundësi më të mirë për të marrë informata nga Serbia rreth vendndodhjes së të pagjeturve sesa gjatë këtij procesi dialogu, kur Serbia vazhdimisht ishte në presion të plotësimit të kushteve për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane. Por, Qeveria e Kosovës nuk e bëri këtë. Edhe pse premtonte se kjo Ò«ështje do të diskutohej, ajo kurrë nuk u shtrua seriozisht në tavolinën e negociatave.

Në përfundim të dialogut teknik të udhëhequr nga zv/kryeministrja Edita Tahiri, ajo kishte deklaruar në Parlamentin e Kosovës së kishte përparime evidente sa i përket çështjes së të pagjeturve dhe se informatat për të pagjeturit nga Kosova gjenden në arkivin e ushtrisë Jugosllave. Me këto informata, filloi dialogu politik në nivel kryeministrash, dhe pritjet e natyrshme ishin që kjo do të ishte ndër kërkesat e para të kryeministrit meqë ishte arritur të merret vesh se ku ekzistojnë të dhënat rreth të pagjeturve. Por, një Ò«ështje e tillë nuk u shtrua kurrë. Edhe pse, pra, po dihet se informatat janë aq afër, dhe dihet edhe vendndodhja e tyre (në arkivin e ushtrisë së Serbisë), ato nuk po kërkohen, dhe një plagë aq e thellë që po lëngon që më shumë se 13 vjet, po lejohet të thellohet edhe më tej, thjeshtë duke u injoruar.

Mobi Casa

Por, gjetja e mbetjeve të të vrarëve shqiptarë në Rashkë u tregoi udhëheqësve të negociatave se nuk mund t’i injorojnë të pagjeturit dhe nuk mund ta injorojnë dhembjen e mijëra familjeve të cilët ende nuk e dinë se ku janë më të dashurit e tyre. Por, po ashtu, vuri në pah se nuk mund të flitet për paqe afatgjate në mes të Kosovës e Serbisë, e as për normalizim të marrëdhënieve, përderisa ende nuk është bërë ajo që është më normalja: kërkimfalja nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë dhe po ashtu kthimi i të pagjeturve. Mungesa e kërkimfaljes dhe moskthimi i të pagjeturve do të mbesin ndër arsyet kryesore pse procesi i dialogut do të ketë pranueshmëri shumë të ulët në mesin e qytetarëve në Kosovë.

Mungesa e përgatitjes për një proces negociator ka dëshmuar se bëhen kompromise që në rrethana të tjera, me përgatitje të mirëfilltë, nuk do të kishte nevojë të bëheshin. Fatkeqësisht, edhe Ò«ështja e personave të pagjetur e pati po të njëjtin fat dhe u anashkalua si temë, jo vetëm për shkak të insistimit të palëve të tjera, por mbi të gjitha, për shkak të injorimit të palës Kosovare. Në këtë mënyrë, megjithatë, nuk do të arrihet normalizim e as paqe. Përderisa të mos ketë paqe shpirtërore për mijëra familje kosovare, nuk do të ketë as paqe shtetërore në mes të Kosovës e Serbisë.

(Autorja është deputete e LDK-së. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën Tribuna)