Fundamenti

Referndumi për Pavarësinë e Kosovës – akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Jusuf Buxhovi – Më 26 shtator të vitit 1991, me vendimin e Kuvendit të Kosovës nga mbledhja e 22 shtatorit dhe në përputhjer me Kushtetutën e Kaçanikut të aprovuar më 7 shtator 1990, është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represion të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.

HW

Ky plebishit kushtëzoi edhe evolucionin politik të kërkesës së deriatëhershme për barazi kushtetuese të Kosovës në federatë (nga programi nismëtar i LDK-së i shfaqur në kuvendin themelues më 23 dhjetor 1989) te ajo e shtetit të pavarur, gjë që filloi të jetësohet me krijimin e insitutcioneve shtetërore, me modelin e shtetit paralel, që vepruan deri më 12 qershor 1999, kur do të aprovohet rezoluta e KS të OKB-së 1244, me të cilën Kosova futet nën protektoratin ndërkombëtar.

Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.