Eko Higjiena

Arlindi vazhdon “betejën” për të mbetur në Zvicër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Arlind Lokaj (17) ka lindur në Locarno TI. Ai e do futbollin, karnavalet dhe të dashurën e tij. Shtëpia e tij është Giubiasco në Tesinë. Por, tinejxheri duhet të largohet nga Zvicra dhe të kthehet në Kosovë.

Me këtë është shqetësuar jo vetëm nëna e tij, Hatixhja (48), por edhe shumë qytetarë në Ticino.

«Arlindi është njëri prej nesh”, është ky mbishkrimi në pankartat që mbanin të rinjtë protestues që marshuan nëpër qytetin e Bellinzonas, duke shprehur mllefin me vendimin për dëbimin e të riut kosovar.
“Kushtet për një bashkim familjar nuk janë përmbushur”, shkruan Norman Gobbi (36) në një njoftim për shtyp.

Drama me Arlindin ka filluar 13 vjet më parë në Ticino, kur ishin divorcuar nëna e tij Hatixhja (48) dhe babai Rizo (53). Derisa nëna ishte në punë, babai kishte marrë katër fëmijët dhe kishte ikur në Kosovë pa dijeninë e nënë së fëmijëve.

Dhjetë vjet kontakti kishte qenë i pamundur ndërmjet nënës dhe babait të Arlindit. Në verën e 2010-ës, Arlindi dhe pastaj motra e tij 15-vjeçare Artina vijnë me një vizë turistike në Zvicër. Ata kishin një letër nga babai për nënën: “Unë nuk i dua fëmijët më”.

Hatixhja e divorcuar shkon në kantonin Ticino për të përfituar kujdestarinë e fëmijëve.

Por, ajo nuk mund t’i mbajë fëmijët e saj për shkakun se bashkimi familjar nuk është i mundur nga jashtë. Arlindi dhe Artina do të duhet të kthehen në Kosovë.

FIDANISHTJA

Hatixhja është në panik. Ajo lufton dhe është dënuar për mosbindje deri në 5800 franga gjobë ose 14 ditë burgim. Në muajin maj 2012, motra Artina ishte detyruar të kthehet në Kosovë. Ajo nuk arrti të përfundojë vitin shkollor në Kolegjin e Biznesit.

“Unë e kam akomoduar vajzën time te një pensionist në Kosovë”, thotë Hatixhja, transmeton Blick.

Tani edhe vëllai më i ri i saj duhet të dëbohet nga Zvicra.

“Për atë nuk kam asnjë shtëpi në Kosovë”, thotë nëna e Arindit.

Përse nuk mund të qëndrojë në Zvicër Arlindi, pyesin gjithashtu edhe politikanët në Ticino. Grupet parlamentare të PS-së, CVP-së, Liberalët dhe të Gjelbrit bëjnë thirrje në të drejtën për të qëndruar Arlindi në Zvicër.

Po ashtu i janë adresuar pyetje parlamentare për qeverinë për të sqaruar edhe një herë procedurën.

Edhe Arlind mbetet me shpresë: “Unë ndjehen rehat këtu. Ticino është ende shtëpia ime”./albinfo/