AR Katana

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të vranët vjeshtor, me reshje të herëpashershme lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët.

Do të vazhdojnë rrymimet intensive ajrore nga veriu e lindja, kurse në malet më të larta do të ketë reshje të herëpashershme bore.

Temperaturat parashihe të lëvizin nga 4 deri n 14 gradë Celsius.

Hidromorava

Në Shqipëri po ashtu do të ketë shtim të vranësirave, por në disa rajone priten intervale kohore me diell. Orëve të pasdites në jug dhe perëndim të Shqipërisë priten reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje të herëpashershme lokale do të ketë edhe ditën e shtunë, por ende nuk priten reshje të mëdha, ndërsa vranësirat do të mbesin mbizotëruese. Reshje e rrebeshe pak më intensive të shtunën priten në jug e qendër të Shqipërisë.

Reshje shiu në të gjitha viset edhe në Kosovë priten të dielën. Në veri të Malit të Zi do të fillojnë reshje të dendura bore të cilat nganjëherë mund të përfshijnë edhe pjesë të Rugovës. Reshje shiu të dielën priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, madje në disa zona priten reshje intensive. Në malet më të larta do të ketë reshje bore.

Edhe fillimi i javës së re do të jetë me vranësira të dendura dhe reshjet do të jenë të herëpashershme, por nganjëherë intensive. /Meteo Ballkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.