RP

Punimet në qendër të Gjilanit vazhdojnë me intensitet, gërmimet e thella ngrenë shqetësime për sigurinë e punëtorëve dhe qytetarëve

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Punimet në qendër të Gjilanit po vazhdojnë me intensitet të shtuar, me fokus në ndërtimin e objektit të ri të Komunës dhe realizimin e fazës së parë të betonimit, ku parashihet të vendosen bazat e një tuneli nëntokësor. Megjithatë, gërmimet e thella, prania e makinerive të rënda dhe hapësira e kufizuar për lëvizjen e këmbësorëve kanë ngritur shqetësime për sigurinë e punëtorëve dhe kalimtarëve.

Kamionë, ekskavatorë dhe makineri të tjera të rënda po operojnë në zonën qendrore të qytetit, ndërsa paralelisht po vazhdojnë edhe punimet për ndërtimin e objektit të ri komunal, ku pritet të vendosen drejtoritë dhe strukturat e administratës komunale. Punimet po realizohen nga kompania “Bardhi” nga Ferizaj, e cila është e angazhuar në të dyja projektet.

Pavarësisht intensitetit të punimeve dhe kushteve të krijuara në terren, sipas informatave të dhëna, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë punëtor apo kalimtar të lënduar. Megjithatë, situata në zonën e punishtes vazhdon të jetë shqetësuese për disa banorë të qendrës, të cilët kërkojnë kujdes të shtuar dhe masa konkrete për parandalimin e incidenteve.

United Hospital

Ensari, banor i qendrës së Gjilanit, thotë se kushtet aktuale atmosferike mund të mos paraqesin rrezik të madh, por shpreh frikën se situata mund të ndryshojë me reshjet e shiut dhe borës.

“Për momentin moti është i mirë dhe nuk ka shumë rreziqe, por kur të fillojë shiu apo bora, mund të ketë shembje dhe vërshime të ujit. Punëkryesi duhet të punojë me urgjencë, ditë e natë, për ta përfunduar fazën e parë të betonimit. Rreziqet janë të përditshme, sepse brenda punishtes ka shumë makineri dhe teknologji”, shprehet ai.

Shqetësimet e banorëve lidhen edhe me sigurinë e këmbësorëve, të cilët aktualisht kanë në dispozicion vetëm një shteg të ngushtë për të kaluar nëpër zonën ku po zhvillohen punimet.

Edhe Selmani, një tjetër banor i qendrës, shpreh rezerva lidhur me ecurinë e projektit dhe sigurinë gjatë realizimit të tij.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë në qendër dhe e lusim Zotin që gjithçka të shkojë mirë. Natyrisht, të rrezikuar jemi edhe ne si banorë, sepse për momentin vetëm një shteg i ngushtë është i shfrytëzueshëm nga qytetarët për të kaluar”, thotë ai.

Projekti, vlera e të cilit sipas informatave të bëra publike arrin rreth 18 milionë euro, përbën një ndër investimet e rëndësishme infrastrukturore në qendër të Gjilanit. Megjithatë, përtej rëndësisë së tij zhvillimore, mënyra e organizimit të punishtes, siguria në terren dhe qasja e qytetarëve mbeten çështje që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.

Në një zonë me qarkullim të shtuar të qytetarëve, siguria e punëtorëve dhe e kalimtarëve duhet të jetë përparësi gjatë çdo faze të realizimit të projektit. Rrethimi adekuat i gërmimeve, sinjalizimi i qartë, sigurimi i shtigjeve për këmbësorë dhe masat parandaluese ndaj reshjeve janë ndër elementet thelbësore për të shmangur incidente të mundshme.

Banorët presin që punimet të përparojnë sipas dinamikës së paraparë, por njëkohësisht kërkojnë që realizimi i projektit të mos bëhet në dëm të sigurisë së tyre dhe të qytetarëve që çdo ditë kalojnë nëpër qendrën e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.