Uji Dea

Prangoset Gordana Sllavkoviq, ofroj të holla në këmbim të votës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gordana Sllavkoviq (1952) nga fshati Kërmijan i Ranillugut është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Gordana Sllavkoviq është arrestuar nga policia pasiqë kundër saj kanë dëshmuar tre serb nga komuna e Ranillugut se gjoja ajo në ditën e zgjedhjeve ka ofruar para në këmbim të votës, raporton rajonipress.

Hidromorava

Sllavkoviq dyshohet për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Ajo në hetuesi e ka mohuar veprën.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan nuk ka dhënë identitetin e të arrestuarit, por vetëm tha se e dyshuara serbe është prangosur nga akuzat që kanë bërë bashkëkombësit e saj./rajonipress/