ARKATANA

Mos i votoni nesër, ata që po na izolojnë sot

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Gani Sadiku – Deputetët e Kosovës janë larguar shumë nga realiteti dhe bashkëjetesa me qytetarin e rëndomtë. Ata me rritjen e rrogave, me mospunën, me beneficionet, me inertitetin, me korrupsionin, me neglizhencën, me injorancën, dhe me kamuflimin e tyre, kanë filluar të bëhen objekt tallje edhe nëpër kafenetë e çdo qyteti dhe tek çdo shtresë e qytetarëve të vendit.

Forma se si ata merren, si sillen me elektoratin e vet (pa i dalluar nga subjekti)si i shtrojnë problemet, sa janë të rëndësishëm, por edhe si u duket vetja se janë të mëdhenj në politikë, jo vetëm që e kanë humbur kredibilitetin e vet, por edhe shtetit ia kanë thyer kurrizin para politikës ndërkombëtare. Kjo është edhe një udhërrëfyes për krejt ata budallenjë që votën e tyre e qesin, ose edhe e shesin pa menduar për ardhmërinë e shtetit dhe brezave që vinë pas nesh.

Kjo është ajo sjellja e pa falshme politike e liderëve, të cilët, me “qëllim”, ua imponojnë qytetarëve emrat jo kredibil, të korruptuar, servil, të kriminalizuar e të paditur. Kjo është refkektim i bllokadës së reformës zgjedhore, që nuk i’a mundëson qytetarit ta zgjedhin përfaqësuesin e vet, por e bënë votën e imponueshme dhe të largët nga qëllimi. Largimet e disa deputetëve nga vija politike partiake, apo edhe kalimi i tyre nga një subjekt në tjetrin, e tregon jo vetëm nefcin dhe “besnikërinë” e tyre ndaj votuesit, por dhe është një “grusht hunëve”, për liderin politik dhe për votuesin i cili u beson gënjeshtrave dhe kopallave të fushatës zgjedhore, që gjoja ne do të punojmë për vendin e për qytetarin.

ARKATANA

Këto më së miri e ilustron puna pa kredibiletet e tyre gjatë kësaj legjislature, ku pos skenave të dhunës që janë manifestuar, janë nxjerrur edhe shumë rezoluta të cilat kanë pasur ndërhyrje në drejtësi, kanë qenë të kritikuara nga faktori ndërkombëtarë, apo edhe disa nga to kanë qenë abstrakte dhe qesharake.

Janë po deputetët e kësaj legjislature, që kanë pranuar ndikimin e liderëve të tyre, duke shpikur kauza të paqena, e që si pasojë e veprimeve të pamatura të tyre, sot qytetarët e Kosovës mbahen të izoluar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.