FIDANISHTJA

Minutat e fundit, ish-kryepolici u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy persona dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka bën me dije se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë. Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.

Fundamenti

Ai raporton gjithashtu se Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë. Cuku është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët te cilët ishin ngjitur për në banesë dhe ai i ishte drejtuar një marketi.

Pas lirimit nga Policia, Cuku rezulton të ishte ortak i një policie private e quajtur “Internacional Security Albania” e cila është themeluar në vitin 2010, shkruan “Panorama”. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron dhe po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.