FIDANISHTJA

Hakmarrja e Metës!

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Nga Blendi Fevziu – E mbani mend Ilir Metën në Prill 2008? Me mëngët e përveshura dhe me llërët e nxira nga shiringat e serumit. Me mjekrën e parruar, ngujuar brenda sallës së Parlamentit në një grevë të gjatë urie? I vetëm, me disa parti të vogla kundër kurthit që i kishin ngritur dy të mëdhenjtë, PS dhe PD.

I bindur që donin ta eleminonin politikisht, madje me dy parti të mëdha të bindura që ndryshimet kushtetuese do ta linin tashmë jashtë një herë e përgjithmonë. Atë dhe partitë e tjera të vogla. U duk vërtet sikur Meta u zhduk në atë kohë. E bashkë me të edhe disa parti të tjerë.

Por më 2009 Meta arriti të mbijetojë. Fati e solli që PD të kishte nevojë së paku për një votë më shumë sepse ishte ndaluar në vijën e kuqe, plot 70 vota. Mjaftueshëm që mos ta lejonte PS dhe LSI të bëheshin bashkë, por pamjaftueshëm për të krijuar edhe ajo qeveri. Mandatet e Metës u bënë të arta.

Qeverisja me PD e fuqizoi LSI dhe më 2013, një nga dy forcat që kishte tentuar ta elemoninte, PS, e ftoi në koalicion. Zgjedhjet e nxorrën Metën edhe më të fortë. Tashmë ai nuk kishte më mandatin e artë që bënte diferencën por disa mandate të domosdoshme që PS të bënte numrin magjik 71. Kjo i dha edhe një lloj autonomie brenda mazhorancës.

Fundamenti

Në zgjedhjet lokale të 2015 edhe PD nisi ta kuptojë që Meta ishte një faktor i rëndësishëm për të ndryshuar ballancën qeverisëse. Fuqizimi i Metës ishte krejt në drejtim të kundërt me atë që i kishin parashikuar atij në vitin 2008. Jo vetëm që nuk u rrudh, nuk u shua, por u fuqizua më shumë. Sistemi jo vetëm që nuk u bë dy partiak, por u kthye në një sistem që e vendos një parti dhe kryesisht Meta. Të dy forcat politike u panë të flirtojnë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e Metës.

Një moment, në vjeshtën e 2015 u fol sikur Rama dhe Basha mund të gjenin një marrëveshje për të siguruar pavarësinë nga LSI apo partitë e tjera të vogla, përmes primit. Por e gjitha kjo rezultoi një bllof. Me gjasë nuk pati as negociata dhe as mesazhe të shkëmbyer, por Meta e mori të mirëqënë dhe filloi reagimin ndaj Ramës. E detyroi këtë të fundit të fluturonte nga Nju Jorku direkt në zyrën e aleatit të tij dhe ta qetësonte për fjalët e përhapura. Që nga ai moment mes Ramës dhe Metës nuk pati as paqe dhe as qetësi. Më shumë se sa për bashkëqeverisjen, të dy u kujdesën që t’ja bëjnë më të vështirë jetën politike tjetrit.

Sot, janë në një moment kur qëndrimi i LSI është sërish deçiziv. LSI ka në dorë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë rast me të po bashkohet edhe PDIU. Ideja që po qarkullon për një marrëveshje direkt PS – PD është përveçse një fake neës, edhe një ide malinje. Basha s’ka as nevojë dhe as fuqi të hyjë në një marrëveshje të tillë, në një moment që Meta i dha oksigjen dhe legjitimitet kërkesave të tij. Kjo nuk është çështje pazari, por parimi.

E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike. Dhe kur pak vetë besonin se ai do mbijetonte. Por Meta mbijetoi. Duke dashur ta zhdukin, për fat të keq e bënë atë më të fortë. I dhanë në dorë çelsat e stabilitetit politik në vend dhe mandatet e artë të balancës politike. Ndaj kjo është sot, Hakmarrja që Meta kishte premtuar në Prill 2008…(Opinion.al)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.