ARKATANA

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rreth orës 3:00 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur në një lokal në rrugën “Shutjeska”, pronar i së cilës është Jubisha Kostic, i cili ka qenë kandidat në listën e partisë SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit por që ka dal nga kjo listë ditë më parë, shkruan Tanjug.

Hidromorava

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa policia ka dal në vendngjarje për të udhëhequr hetimet. /Indeksonline/