UBT

Në autobusin me nxënës policia konfiskon marihuanë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në fshatin Koretin të Kamenicës, Policia e Kosovës njësitet Sektoriale dhe të hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës duke u bazuar në vendimin e Gjykatësit të procedurës paraprake mbi ushtrimin e kontrollit, lëshuar me 03 prill 2017 është bërë kontrollimi i dy autobusëve me nxënës të shkollave të mesme. Gjatë kontrollimit fizik të nxënësve jashtë autobusit një grup prej shtatë nxënësve të ndarë të gjithë kanë hedhur në tokë një pako e cigareve, zyrtarët policor kanë marr pakon e hedhur dhe gjatë kontrollimit në brendësi kanë gjetur një qese plasmani me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuan.

Tre persona nga ana e policisë janë shoqëruar në stacionin policor ku dhe janë intervistuar.

Mobi Casa

Njësiti anti drogë nga Drejtoria e Përgjithshëm ka bërë konfiskimin e substancës së dyshuar e cila ka peshuar 0.4 gram.

Rasti në hetime njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/