ARKATANA

Në oborrin e “Don Boskos” gjenden 10 granata minahedhës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Një ekskavator derisa po hapte një kanal në oborrin e qendrës “Don Bosko” që ndodhet përballë FSK-së ish kazerma ushtarake e APJ-së është hasur në 10 granata të llojit minahedhës tha për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Të shtunën vonë në mbrëmje FSK-ja e ndihmuar edhe nga policia lokale ka arritur të tërheq të pashpërthyera 10 granata të llojit minahedhës. Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se granatat janë gjetur në oborrin e “Don Boskos” të pa eksploduara dhe fatmirësisht shoferi i ekskavatorit ka shpëtuar pa lëndime.

FIDANISHTJA

Hashani tha se pa marrjes së informatës është izoluar i tërë vendi i qendrës “Don Bosko” dhe pjesëtarët e FSK-së kanë arritur që pa ndonjë problem të tërheqin granatat.

Ndryshe Qendra “Don Bosko” ndodhet përballë ish kazermës së ushtrisë jugosllave /rajonipress/