ARKATANA

Arrestohet Alia Bajramoviq , tentoj të vriste mikun në Llashticë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Alia Bajramoviq nga Fushë Kosova është arrestuar të premten pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku kishte shtënë me armë zjarri mbi mikun e tij në Llashticë.

Arrestimin e Alia Bajramoviqit për rajonipress e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan. “Po është arrestuar personi i dyshuar që shtiu në Llashticë dhe aktualisht ndodhet në 48 orësh” tha shkurt Hashani.

FIDANISHTJA

Alia Bajramoviq (dhëndrri) më 22 gushtë rreth orës 22:10 minuta në fshatin Llashticë të Gjilanit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës V.R. (miku i tij) , derisa ishte brenda në shtëpinë e tij.

Fatmirësisht viktima nuk është qëlluar pasi që plumbi ka goditur televizorin dhe ka depërtuar në mur. Bajramoviq kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për tu kapur një ditë më vonë nga policia. /rajonipress/